SAMI SALIHU TAKOHET ME AMBASADORIN SHQIPTARË NË BEOGRAD

Kryetari i kuvendit komunal, Sami Salihu gjatë ditës së djeshme ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Ilir Bocka dhe sekretarin për kulturë, Virgjil Muci.

Në takimin e përbashkët me diplomatët shqiptarë është diskutuar për aktualitetin në vend si funksionimi i pushtetit lokal në Preshevë, sfidat nëpër të cilat ka kaluar pushteti i ri lokal me transferet e këshilltarëve, roli i opozitës në kuvendin komunal dhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Sipas kryetarit të kuvendit komunal Preshevë, Sami Salihu temë kyçe e këtiijë takimi ishin bisedimet Prishtinë- Beograd dhe roli i shqiptarëve luginas në këto negociata në mes palës serbe dhe shqiptare.

Related posts

Fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë në futboll e festoi me armë, arrestohet i riu nga Bujanoci

Ulet për dy dinarë çmimi i derivateve të naftës në Serbi

Ftohet seanca e pestë e Kuvendi Komunal në Preshvës