Ftohet seanca e pestë e Kuvendi Komunal në Preshvës

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Agim Sabedini, ka thirrur seancën e pestë (V) të radhës së Kuvendit Komunal të Preshevës, e cila do të mbahet më 20 tetor 2025 (e hënë), duke filluar nga ora 10:00 në sallën e madhe të Kuvendit Komunal.


Në këtë seancë pritet të shqyrtohen disa çështje të rëndësishme për funksionimin dhe zhvillimin e komunës, përfshirë rishikimin e buxhetit dhe programet për vitin e ardhshëm.

Rendi i ditës për këtë seancë përfshin:

  1. Shqyrtimin dhe miratimin e ekstraktit të procesverbalit nga seanca e IV-të e mbajtur më 11.09.2025.
  2. Shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për rishikimin e dytë të buxhetit të programuar për vitin 2025.
  3. Shqyrtimin dhe miratimin e programit vjetor për mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore për vitin 2025.
  4. Shqyrtimin dhe miratimin e propozim aktvendimit për shkarkimin dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Qendrës për Punë Sociale në Preshevë.
  5. Pyetje të këshilltarëve.

Seanca pritet të jetë me rëndësi të veçantë duke pasur parasysh vendimet që ndikojnë drejtpërdrejt në financat dhe politikat zhvillimore të komunës për vitin e ardhshëm.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës