Nga dje (e premte, 17.10.2025) në orën 15:00 e deri të premten e ardhshme, më 24 tetor, çmimi maksimal i naftës evrodizel në Serbi do të jetë 192 dinarë për litër, ndërsa benzina evropremium BMB do të shitet për 176 dinarë për litër.
Javën e kaluar, një litër evrodizeli kushtonte 194 dinarë, ndërsa benzina 178 dinarë, që do të thotë se të dy derivatet janë liruara për nga dy dinarë për litër.
Qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim për zgjatjen e masës së kufizimit të çmimeve të derivateve të naftës edhe për gjashtë muaj të tjerë, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe stabilizimit të tregut të karburanteve.
Çmimi më i lartë i evrodizelit me TVSH është i kufizuar duke u bazuar në çmimin mesatar me shumicë të rritur për 17 dinarë për litër, ndërsa i njëjti rregull vlen edhe për benzinën evropremium BMB 95.