SAMI SALIHU TAKOHET ME AMBASADORIN SHQIPTARË NË BEOGRAD

Kryetari i kuvendit komunal, Sami Salihu gjatë ditës së djeshme ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë të akredituar në Beograd, Ilir Bocka dhe sekretarin për kulturë, Virgjil Muci.

Në takimin e përbashkët me diplomatët shqiptarë është diskutuar për aktualitetin në vend si funksionimi i pushtetit lokal në Preshevë, sfidat nëpër të cilat ka kaluar pushteti i ri lokal me transferet e këshilltarëve, roli i opozitës në kuvendin komunal dhe pozita e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Sipas kryetarit të kuvendit komunal Preshevë, Sami Salihu temë kyçe e këtiijë takimi ishin bisedimet Prishtinë- Beograd dhe roli i shqiptarëve luginas në këto negociata në mes palës serbe dhe shqiptare.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kamberi, Mustafi dhe Mustafa po qëndrojnë në SHBA për avokimin e çështjes së Luginës

PreshevaPRESS

Personeli i bibliotekës së Preshevës vizitoni Bibliotekën Nacionale në Tetovë

PreshevaPRESS

I shtyhet seanca gjyqësore, Mustafi: Drejtësia në Serbi është teatër politik

PreshevaPRESS