REAGON KRYETARI I LR-së, KËRKON DAKORDËSI ME URGJENCË

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe një takim në vazhdën e negociatave për krijimin e qeverisjes së re që do të udhëheqë me Komunën e Preshevës, siç edhe ka raportuar PreshevaPRESS.


Në takim është biseduar për pozitën e kryetarit të Komunës së Preshevës, arsye kjo që Lëvizja për Reforma nuk ka marrë pjesë. Siç ka mësuar PreshevaPRESS, edhe pas këtij takimi nuk ka progres drejt krijimit të një qeverisje të re, pasi që partitë pjesëmarrëse nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Mirë po, Sami Salihu, kryetari i Lëvizjes për Reforma, sot përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook, ka reaguar në lidhje me vazhdimin e bisedimeve për koalicionin qeverisës.

Salihu mes tjerash ka shkruar se me bisedime pafund nuk mund të mbahet peng i gjithë procesi i ngritjes së pushtetit në Komunën e Preshevës.

Ai mes tjerash ka ftuar palët të mos vonojnë më asnjë ditë vendimmarrjen, sepse futja e në një proces zgjedhor të ri do ti ndryshojë me shumë gjasa numrat duke i shkuar trendit te zgjedhjeve te fundit.

Në vazhdim postimi i plotë i Sami Salihut në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror facebook:

Me bisedime pafund nuk mund të mbahet peng i gjithë procesi i ngritjes së pushtetit në Komunën e Preshevës. Asgjë e mirë nuk i vjen popullit dhe ardhmërisë së komunës tonë nga bisedime pa bereqet që kanë hyrë në një rreth ngushtë ku herë njëra palë, e herë tjetra vendosin kushte e parakushte për koalicionin. Zgjidhja nuk është ekuacion dhe as aritmetikë e thjeshtë numrash. Zgjidhja kërkon vullnet politik dhe konstruktiv si edhe largpamësi në mënyrë që pushteti i ri të jetë gjithpërfshirës dhe i suksesshëm, për të garantuar reforma reale dhe te prekshme. LR i bënë thirrje palëve të mos vonojnë më asnjë ditë vendimarrjen, përndryshe, nëse nuk arrihet koalicioni, komunës së Preshevës do ti duhet të futet sërish në proces zgjedhor cka do ti ndryshojë me shumë gjasa numrat duke i shkuar trendit te zgjedhjeve te fundit. LR nuk ka frikë të bëjë opozitë, dhe as të përballet me zgjedhësit sa herë ta kërkoje interesi i madh i Preshevës, i cili del mbi interesin e ngushtë partiak.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”