Sot me fillim në ora 10:00, do të fillojë punimet seanca konstituive e Kuvendit të Preshevës.
Me ftesë të këshilltarit më të vjetër të zgjedhur në zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë, sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit komunal në komunës së Preshevës. Naser Aziri, këshilltari më i vjetër nga radhët e UDSH-së, ka ftuar seancën konstituive për sot në orën 10, seanc e cila mes pikave të rendit të ditës ka edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, zavendëskryetarin e Kuvendit, sekretarin e Kuvendit dhe zavendësin e tij.
Mediumi PreshevaPRESS ka raportuar edhe më herët gjatë bisedimeve për krijimin e koalicionit nga blloku PDSH, PVD, LR dhe UDSH, që në pozitën e kryetarit të Kuvendit do të zgjidhet Sami Salihu, udhëheqësi i Lëvizjes për Reforma.
PreshevaPRESS gjithashtu ka mësuar se sot, gjatë seancës konstituive në pozitën e zavendës kryetarit të Kuvendit të Preshevës do të zgjidhet këshilltari më i zëshëm i PDSH-së, Shpat Aliu.
Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës të parapara për seancën konstituive, menjëherë do të ftohet seanca e parë e Kuvendit komunal, me ç`rast do të zgjidhet kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe zavendësi i sajë, Ragmi Mustafa.