Në zyret e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ka filluar takimi mes PDSH dhe PVD për formimin e koalicionit qeverisës.
Bisedimet rreth formimit të qeverisjes së re në Preshevë, javën e fundit hasën nē ngërç për shkak të pozitës së kryetarit të Komunës së Preshevës.
Partia Demokratike Shqiptare si partia me numrin më të madh të mandateve tëkëshilltarëve në Kuvendin e Preshevës të fituara në zgjedhjet e parakohshme lokale ka ofruar mundësinë e rotacionit sa i përket pozitës së kryetarit të Preshevës me nga dy vite, gjë që PVD deri sot ka kundërshtuar.
Siç mëson PreshevaPRESS, Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisē në përbërje të zgjëruar, ku edhe është diskutuar për mundësinë e rotacionit politik sa i përket funksionit të kryetatit të Preshevës.
Burimet e PreshevaPRESS thonë se kryesia e PVD është tërhequr nga kërkesa që kjo parti të udhëheqë me mandat të plotë komunën, e kështu ka hapur rrugë për vazhdimin e bisedimeve.
Sonte rreth orës 21:30 ka filluar takimi mes PVD dhe PDsh në zyret e PVD-së, por pa prezencën e përfaqësuesve të LR-së, të cilët do të i bashkohen më vonë, pasi që Sami Salihu, kryetari i këtij subjrkti politik gjendet në Kosovë. Në këtë mbledhje pritet të përafrohen qëndrimet dhe të arrihet një marrëveshtje në parim, duke hapur rrugë për finalizimin e saj gjatë vikendit.
PreshevaPRESS gjithashtu ka mësuar se qeverisja e ardhshme do të krijohet duke lënë në opozitë qeverisjen e deritanishme të udhëhequr nga Alternativa për Ndryshim dhe partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Të hënën është ftuar seanca konstituive e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë, deri kur edhe duhet finalizuar marrëveshjen blloku i katër partive shqiptare PDSH, PVD, LR dhe UDSH.