SAGA E BISEDIMEVE PËR KRIJIMIN E KOALICIONIT QEVERISËS NË PRESHEVË DREJT FUNDIT

Vazhdon saga e bisedimeve për formimin e koalicionit që synon të udhëheqë me Preshevën katër vitet e ardhshme.


Bisedimet mes PDSH-së, PVD-së dhe LR-së kanë hasur në ngërç javën e fundit, si pasojë e mospajtimit për pozitën e kryetarit të Komunës së Preshevës, pozitë e synuar nga PDSH dhe PVD.

Partia për Veprim Demokratik pas mbledhjes së fundit, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin shoqëror facebook, ka refuzuar mundësinë e ofruar nga Partia Demokratike Shqiptare që pozita e kryetarit të Preshevës të ndahet me rotacion mes tyre me nga dy vite.

Menjëherë pass publikimit të qëndrimit të PVD-së, ka qenë Partia Demokratike Shqiptare ajo që ka mbledhur kryesinë për të diskutuar rreth qëndrimeve të saja, me ç’rast nuk është tërhequr nga qëndrimi që pozita e kryetarit të Preshevës të ndahet nga dy vite me rotacion.

Derisa bisedimet rreth formimit të shumicës së re nga blloku PDSH, PVD dhe LR kanë ngecur, këshilltari më i vjetër i Kuvendit të Preshevës ka ftuar seancën konstituive të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës.

Siç mëson PreshevaPRESS, Partia për Veprim Demokratik ka ftuar mbledhjen e kryesisë së degës së Preshevës në përbërje të zgjëruar për nesër, kur edhe pritet të mirret vendimi përfundimtar për kahjen e bisedimeve rreth formimit të një shumice të re.

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/