Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Të dielën pa rrymë Presheva dhe Bujanoci, ndërprerje të planifikuara nga ora 08:00 deri 17:00.


Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet energjetike, të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, të dielën më 26 prill 2026, konsumatorët në komunat e Preshevës dhe Bujanocit do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, përdoruesit në territorin e komunës së Preshevës me zonat përreth, si dhe në komunën e Bujanocit me rrethinë, do të mbesin pa energji elektrike nga ora 08:00 deri në ora 17:00.

Autoritetet apelojnë tek qytetarët që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këtë ndërprerje të paralajmëruar, ndërsa theksohet se punimet janë të nevojshme për stabilizimin dhe përmirësimin e rrjetit energjetik.

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë