PRESHEVA NË 10 KOMUNAT MË HUMANITARE PËR DHURIM GJAKU NË SERBI

Ka përfunduar aksioni i tretë tradicional i dhurimit të gjakut në ambientet e Stacionit Policor në Preshevë, në kujtim të Kryeshefit tashmë të ndjerë Avdi Bajrami.


Ky aksion tanimë tradicional organizohet nga Unioni i Pavarur i Policisë së Preshevës, derisa parashihet në planet vjetore të kryqit të kuq të Serbisë rregullisht.

Familjarët e kryeshefit të ndjerë kanë falënderuar të gjithë ata që iu kanë përgjigjur kësaj thirrje, derisa sekretari i Kryqit të Kuq për Preshevë ka treguar që tri vitet e fundit Presheva është pjesë e 10 vendeve më humanitare sa i përket dhurimit të gjakut në Serbi.

Video: Black In White Production

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/