Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti t’i harmonizojë qëndrimet me ata për taksën, derisa ka paralajmërua një unitet me subjektet tjera politike në Kuvendin e Kosovës Haziri ka thënë se taksa nuk duhet të jetë problem për dialogun Kosovë-Serbi.
“Takimet janë të përditshme, janë të zakonshme, ne e kemi qëndrimin e harmonizuara sa i përket kësaj çështje në përputhje me kërkesën e përfaqësuesit special të presidentit amerikan, ambasadorit Grenell. Kem kërku që qeveria, respektivisht kryeministri të harmonizon qëndrimet edhe me partnerët e koalicionit, edhe me partitë tjera politike, në mënyrë që largimi i taksës të mos jetë ba rrierë në të ardhmen sa i përket dialogut me Serbinë”, tha Haziri.
Kurse sa i përket takimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me taksën dhe ndonjë dakordimi të ndërmarrë, Haziri tha se kanë takime të përditshme në ndërtimin e një uniteti sa më të gjerë sa i përket taksës.
“Takimet janë të përditshme, ne tash jemi edhe në institucione, edhe në Qeveri, edhe në Kuvend. Besoj që festat e Epopesë së UÇK-së janë ato që kanë nevojë me nderu dhe me respektu vlerat e dëshmorëve, në veçanti të familjes Jashari, ndërsa pjesa tjetër e politikës do të ketë zhvillime, besoj në ndërtimin e një uniteti sa më të gjanë. Ky është angazhimi që pritet me ndodhë dhe brena kabinetit qeveritar dhe përtej kësaj në Kuvend me partitë politike në mënyrë që të ndërtohet një unitet sa i përket politikës së tarifës në të ardhmen”, deklaroi Haziri.
Haziri tha së koalicioni mes LDK-së e LVV-së nuk ka asnjë rrezik që të prishet sepse nuk mund të ekzistojë asnjë lloj rreziku që të kërcënojë marrëdhëniet që
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në raport me Kosovën, pasi që janë marrëdhënie mbipartiake.