Pajaziti: Gjykata po na detyron të paguajë mbi 13 milionë dinarë për shkak të keqqeverisjes së mëparshme

Komuna e Bujanocit ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit është e obliguar të paguajë më shumë se 13 milionë dinarë për rregullimin e rrugës në fshatin Rakoc, punime që janë realizuar në periudhën 2018–2019.


Sipas një reagimi nga përfaqësuesi i komunës, Arbër Pajaziti, ky është një nga pasojat konkrete të neglizhencës dhe keqqeverisjes së pushtetit të atëhershëm, i cili ka lënë pas borxhe të mëdha që sot bien mbi barrën e komunës dhe vetë qytetarëve të saj.

“Ironikisht, ata që e sollën këtë situatë, sot dalin me akuza dhe shesin patriotizëm, ndërkohë që realiteti është krejt tjetër – ata i kanë shkaktuar dëme serioze buxhetit komunal,” deklaron Pajaziti.

Ai shton se problemet që aktualisht menaxhmenti komunal është i detyruar t’i zgjidhë, nuk janë pasojë e punës së tanishme, por e papërgjegjësisë së atyre që dje qeverisën gabimisht.

“Pushteti aktual është i përkushtuar të menaxhojë me kujdes dhe përgjegjësi financat publike, duke mbrojtur interesin e qytetarëve dhe duke mos lejuar që keqmenaxhimi i kaluar të përsëritet në të ardhmen,” përfundon Pajaziti.

Related posts

Foto / Bora e parë vështirëson qarkullimin në rrugën Preshevë–Gjilan

Nxënësit evakuohen me urgjencë, kërcënime me bomba në shkolla në gjithë Serbinë

Faturat e rrymës nga ky muaj rriten për 6,6%, konsumatorët hyjnë më shpejt në “zonën e kuqe”