Bora e parë e këtij sezoni ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në aksin Preshevë–Gjilan.
Lexuesit e PreshevaPRESS raportojnë për pemë të thyera përgjatë rrugës si dhe për segmente të mbuluara me ngrica, që e bëjnë lëvizjen më të rrezikshme.
Qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, ndërsa autoritetet u bëjnë apel shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet atmosferike.