Nënkryetari i APN-së dorëhiqet nga të gjitha funksionet partiake

Nënkryetari i APN-së, Edmond Isufi nga komuna e Bujanocit, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e kësaj partie.


Edmond Isufi, i cili është Nënkryetar i Alternativës për Ndryshim, përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partike.

Isufi përmes këtij postimi ka sqaruar se pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2020, është ballafaquar me qëndrime të ndryshme me udhëheqjen e partisë, gjë që është edhe një nga arsyet e dorëheqjes së parevokushme.

„Dallimet me drejtuesit e APN-së , janë shfaqur pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në qershor të vitit 2020. Bindjet e parimet mia dhe vizioni i APN-së nuk mund të ecin bashkë“. ka shkruar mes tjerash ai në njoftimin për dorëheqjen e parevokushme.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Edmond Isufit, të publikuar në facebook: 

E nderuara familje e ju simpatizantë të APN-s, të nderuar qytetarë të Komunës së Bujanocit, të dashur bashkëvendas.

Dua të ju njoftoj se kam paraqitur dorëheqjen time tek kryetari i APN-s, z.Shqiprim Arifi, nga të gjitha funksionet që kisha në parti.

Jam menduar gjatë, jam konsultuar me njerëzit që më kanë mbështetur vazhdimisht dhe si përfundim besoj së është vendimi më i mirë për mua dhe për ata që më kanë mbështetur për shkak të bindjeve të mia.

Dallimet mes meje dhe drejtuesve të APN-së , janë shfaqur pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në qershor të vitit 2020.
Me kalimin e kohës dallimet e tona u thelluan edhe më shumë (madje kam pasur postime publike kundër qëndrimeve të këtyre te fundit).

Jemi munduar të gjejmë një gjuhë të përbashkët, por kjo ishte e pamundur.

Bindjet e parimet mia dhe vizioni i APN-së (i paszgjedhjeve) nuk mund të ecin bashkë.

Kam dhënë shumë për APN-në dhe asnjëherë nuk i kam kërkuar asgjë.

Nuk më duhet as edhe një e mirë e kësaj bote nëse nuk ndihem mirë shpirtërisht.

Në fund dua t’i falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, mirënjohës do të jem deri në fund të jetës.

Me respekt,

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”