Të hënën pritet rrëzimi i qeverisjes lokale në Preshevë

Koalicioni PDSH, PVD, LR dhe UDSH, po numëron ditët e fundit të qeverisjes me Komunën e Preshevës.


PreshevaPRESS ka mësuar se koalicioni mes PDSH-së, PVD-sê, LR-së dhe UDSH-së, i cili udhëheqet nga Ardita Sinani, po numëron ditët e fundit të qeverisjes me Komunën e Preshevës.

Burimet e PreshevaPRESS brenda LR-së, të cilat për publikun preferojnë të mbeten anonim, thonë se Lëvizja për Reforma ka vendosur të rivendosë bashkëpunimin me Alternativën për Ndryshim, gjë që edhe siguron numrat e nevojshëm për krijimin e shumicës së re në Kuvendin e Komunës së Preshevës.

Edhe pse largimi i Sami Salihut dhe Lëvizjes për Reforma nga koalicioni i qeverisjes aktuale në Preshevë ështē konfirmuar tanimë, ende nuk ka informacione se në cilën anë do të rradhitet këshilltari i pavarur Hamdi Fejzullahu, i cili u largua nga PDSH-ja disa muaj më parë.

Derisa nuk është konfirmuar publikisht asnjë lëvizje, Alternativa për Ndryshim dhe Lëvizja për Reforma kanë filluar përgatitjet për rrëzimin e pushtetit në Preshevë, dhe pritet që ditën e hënë të mbahet seanca e Kuvnedit të Komunës së Preshevës, gjatë së cilës do të inicohet shkarkimi i kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Lajmi në përditësim së shpejti më shumë informacione…

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin