NADËR SADIKU EDHE ZYRTARISHT DREJTOR I GJIMNAZIT “SKËNDERBEU” NË PRESHEVË

Pas konkursit të shpallur nga gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni, vetëm dy nga konkurrentët që kanë aplikuar kanë plotësuar kushtet për të garuar për pozitën e drejtorit, udhëheqësi i deritanishëm, Nadër Sadiku dhe Sinan Fetahu mësimdhënës në këtë institucion.


Z.Nadër Sadiku në këshillin e profesorëve kishte fituar bindshëm ku nga 103 të punësuar në këtë kolektiv për z.Sadiku kishin votuar 85 prej tyre, ndërsa nëntë vota ishin të pavlefshme.

Gjithashtu, me datë 27.11.2019 Këshilli i Shkollës së gjimnazit “Skënderbeu” kishte mbajtur mbledhjen me rend dite: Dhënia e mendimit për kandidatët për tu zgjedhur drejtor shkolle, me ç’rast nga 9 anëtarët e Këshillit Nadër Sadiku mori 7 vota. Edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar z.Sadiku mori mendimin pozitiv.

Sipas dokuemtit të siguruar nga PreshevaPRESS, Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit tekonologjik, në bazë të ligjit dhe procedurave për zgjedhjen e drejtorëve të institucioneve arsimore ka emëruar udhëheqësin e e deritanishëm Nadër Sadiku për drejtor të gjimanzit “Skënderbeu” në Preshevë. Mandati i plotë katër vjeçar Sadikut i fillon më 02.03.2020.

Në vendimin e ministrisë thuhet se pasi që drejtori i deritanishëm i gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë ka marrë përkrahjen e këshillit të shkollës për të udhëhequr edhe për një mandat prej katër vitesh, propozim ky i cili është përkrahur edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë. 

Nadër Sadiku edhe në mandatin e kaluar katër vjeçar ka udhëhequr me këtë institucion shkollor. Në mandatin e Nadër Sadikut, Gjimnazi “Skënderbeu” ishte shkolla e vetme në komunën e Preshevës që është vlersuar me notën maksimale nga inspektorët e arsimit, sikur se edhe vet drejtori Sadiku i cili ishte notuar gjithashtu me notën maksimale.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin