KRYESIA E APN-së SOT VENDOSË PËR KANDIDATËT E SAJA NË LISTËN SHQIPTARE PARLAMENTARE

Kryesia e partisë së dytë në listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet parlamentare, Alternativa për Ndryshim, sot në orët e mbrëmjes do të vendosë për kandidatët që do të e përfaqësojnë këtë parti në këtë listë.


Sipas informacioneve që ka arritur të i sigurojë PreshevaPRESS sot mes orës 20:00 dhe 21:00, kryesia e APN-së do të mblidhet të shqyrtojë kandidaturat për deputet nga kjo parti, të cilët do të e përfaqësojnë APN-në në listën e përbashkët shqiptare dhe të vetmen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të planifikuara të mbahen më 26  prill.

Deri më tani përfliten tri kandidatura të mundshme nga dega e Preshevës, derisa ende nuk dihen kandidaturat që vijnë nga dega e Bujanocit.

PreshevaPRESS ka raportuar se gara e fortë përbrenda APN-së për kandidatin për deputet nga kjo parti, ka krijuar përçarje dhe fraksione të mëdha, që kanë rezultuar me ndasi të parikooperushme. Kjo ndasi u bë e ditur për publikun pas problemit me sigurimin e numrave të nevojshme për mbajtjen e seancës së parë për këtë vit të Kuvendit Komunal në Preshevë, mbajtja e së cilës dështoi tri herë radhazi.

Deri më tani si kandidatura të shpallura kemi vetëm të parin e kësaj liste, kandidati i PVD-së në këtë listë, njëherë edhe kryetari i kësaj partie, Shaip Kamberi. Kandidaturat nga dy partitë e tjera kryesore që anë APN dhe PD e Bujanocit, nuk janë ende të njohura për publikun, derisa portalet kanë shkruar se LRPDSH do të kandidojë aktivistin Valon Arifi nga  Presheva si përfaqësues të kësaj partie në listën e përbashkët të partive shqiptare nga Lugina e Preshevës në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Lista e përbashkët e partive shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare në Serbi është rezultat i marrëveshjes së iniciuar dhe sponsorizuar nga Gent Cakaj, ushtrues i detyrës së Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje e nënshkruar nga pesë parti si PVD, APN, PD, LPD dhe LRPDSH.

Partia Demokratike Shqiptare është partia e vetme e cila nga partitë e mëdha nuk ka pranuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe ka ftuar vazhdimisht që zgjedhjet parlamentare në Serbi të bojkotohen nga faktori shqiptar.

PreshevaPRESS do të ju informojë vazhdimisht  me rrjedhën e mbledhjes së APN-së, e cila do të mbahet sonte dhe ka për qëllim përcaktimin e kandidatëve të mundshëm për deputet nga radhët e saja në listën e përbashkët shqiptare në zgjedhjet e 26 prillit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”