Në Serbi ka arritur në 46 numri i të infektuarve nga koronavirusi Covid19, derisa asnjë rast ende nuk është raportuar në tri komunat e banuara me shqiptare: Preshevë, Bujanic dhe Medvegjë.
Edhe një i infektuar me koronavirus në klinikën infektive në Nish
Në klinikën për sëmundjet infektive në Nish, në orët e hershme të ditës së sotshme është pranuar edhe një person ininfektuar me virusin Covid19, me ç’rast numri i përgjithshëm në shërimin spitalor momentalisht gjinden gjashtë persona, ka bërë të ditur Qendra Klinike e Nishit.
Serbia është një hap larg shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme
Organet qeveritare në Serbi sot vendosin se a do të merret vendimi për përdorimin e ushtrisë për qëllime civile, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që edhe në Serbi të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Në orën 20:00 presidenti serb do të i drejtohet popullit.
Çka dihet deri tani rreth situatës në Serbi:
- E mundshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi
- Në ora 20:00, Vuçiq do të i drejtohet popullit
- Deri më tani në Serbi janë 46 persona të infektuar me Covid 19
- Gjatë natës së kaluar nuk është realizuar asnjë analizë e re
Mali i Zi: Procedura të veçanta nëpër kufij
Mali i Zi është i vetmi shtet në regjion i cili ende nuk ka deklaruar asnjë të infektuar me koronavirusin Covid19, por qeveria e Malit të Zi ka vendosur masa të posatshme të cilat po realizohen nëpër kufijtë e këtij shteti për të u mbrojtur nga shperndarja e këtij virusi.
Në botë deri sot kanë vdekur rreth 6.000 persona nga ky virus
Nëpër botë nga koronavirusi janë infektuar 152898 persona, prej të cilve kanë vdekur 5971 personë në 137 shtete dhe terirore, ka lajmëruar agjensioni FrancPress, transmeton PreshevaPRESS.