KOMUNA E BUJANOCIT KA FITUAR 31 MILION EURO NGA PROGRAMI “SERBIA E PASTËR”

Komuna e Bujanocit ka fituar projekt prej 31 milion euro nga programi “Serbia  e pastër”.


Lajmin për këtë projekt, përmes një postimi në llogarin e tij në rrjetin shoqëror facebook, e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Ai përmes këtij postimi ka njoftuar se projekti prej 31 milion eurove do të përfishë fushën e infrastrukturës si dhe për punësimin e qytetarëve nga Bujanoci.

Për projektin është biseduar sot në takimin e kryetarit Arifi me Ministrin e ndërtimit, trafikut dhe infrastrukturës, Tomislav Momiroviq.

“Ky projekt tregon edhe synimin tonë që Bujanoci të jetë epiqendër e investimeve, dhe kjo e rendit komunën tonë si më tĕ mirat ndër 65 komunat pjesëmarrëse të këtij projekti në tërë Serbinë.” ka shkruar Arifi.

Derisa, Ministri Momiroviq, përmes një cicerime ka thënë se përmes këtij projekti në do të ndërtohet infrastrukturë komunale krejtësisht e re.

“Kam biseduar me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, për projektet për ndërtimin e infrastrukturës komunale. Brenda projektit “Serbia e pastër”, për Bujanocin është planifikuar një investim prej 31 milje euro, në ndërtimin e një infrastrukture krejtësisht të re komunale.” ka shkruar Momiroviq në llogarin e tij në rrjetin shoqëror Twitter.

Related posts

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve