FILLORISTËT NGA KLASA E PESTË DERI NË TË TETËN KALOJNË NË MËSIM ONLINE

Foto: Vesna Lalić/Nova.rs

Shtabi i republikan për luftimin e pandemisë Covid19, ka miratuar masa të reja sipas të cilave të gjitha objektet përveç atyre ushqimore, pikave të karburantit dhe farmacitë, do të mbyllen nga sot në orën 21:00, ka mësuar Nova.rs.


Zoran Gojković, anëtar i Shtabit republikan tha se nxënësit nga klasa e pestë në të tetë të shkollave fillore gjithashtu do të kalojnë në mësim përmes internetit.

Në seancën e Shtabit të krizave, u miratuan masa për fundjavën e ardhshme, sipas të cilave asgjë nuk do të funksionojë të shtunën dhe të dielën përveç shitoreve ushqimore, farmacive, institucioneve shëndetësore, pikave të karburantit, kioskave dhe shpërndarjes së ushqimit.

“Tani kemi një periudhë të një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve rishtas, dhe sipas parashikimeve, ky numër do të rritet. Ky numër nuk shprehet në mënyrë eksponenciale. Kjo sigurisht më së shumti është për shkak të faktit se vaksinimi është duke u zhvilluar dhe se numri më i madh i qytetarëve respektojnë masat ”, tha Gojković dhe shtoi se kemi rreth 700,000 qytetarë të cilët janë rivaksinuar.

Gojković shtoi se rezultati i vërtetë i masave mund të shihet vetëm pas dy ose tre javësh.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”