COVID19 / REKORD I RI NË PRESHEVË

Foto ilustrim

Në territorin e komunës së Preshevës, sot është shënuar dita më e rëndë që nga fillimi i pandemisë Covid19, sa i përket gjendjes pandemike. 


Kështu e ka cilësuar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, në njoftimin e bërë në llogarinë e tij private në rrjetin shoqëror facebook.

Sipas të dhënave të publikuar nga ai, gjatë ditës së sotme,  për kontroll në Covid Ambulancën e Preshevës janë paraqitur 122 pacientë në total, prej të cilëve 78 pacient për herën e parë.

“Sot është shenuar dita më e vështirë për Covid Ambulancën që nga fillimi i pandemisë!” ka shkruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Nga numri total i të testuarve me testin Antigen,  25 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“25 pozitiv nga 63 pacient sa janë testuar me Antigen Covid test, (mosha: 1966, 1949, 1996, 1991, 1984, 1965, 1961, 1933, 1992, 1988, 1990, 2003, 1999, 1976, 1988, 1965, 1976, 1958, 1983, 1973, 1968, 1952, 1956, 1990, 1988), 38 negativ” ka shkruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”