Për herë të parë Ekspozita e përbashkët nga talentët e rinj te shkollës fillore dhe të mesme në pikturë ështte mbajtur sot në Preshevë.
Ekspozita e organizuar nga Shoqata Kulturore “Dituria” është mbajtur para objektit te Komunës s Preshevës .Në këtë ekspozite u prezentuan njëmbëdhjetë nxënës nga shkolla fillore dhe e mesme ku prezentuan punimet tyre.
“Në Preshevë përmes organizatës tonë është hera e parë , po ne si organizatë e kemi degën edhe në komunën e Bujanocës , të njëjtin aktivitet javën e kaluar ditën e hënë e kemi organizuar në komunën e Bujanocës me talentët e rinjë , kshru që menduam edhe në Preshevë ka nevojë për ti motivuar këta të rinjë me këtë ekspozitë siq po e shihni.” për PreshevaPRESS tha përfaqësuesi i shoqatës “Dituria” në Preshevë, Reshat Musliu.
Profesoresha e artit figurativ, Diellza Dalipi, ishte pjesë e aktivitetit dhe tha se ishte shumë e kënaqur me punimet që pjesëmarrësit kishin realizuar për këtë ekspozitë. Ajo tregoi se për ekspozitë ishin përcaktuar dy tema, “Një pjesë nga qyteti im” dhe tjetra temë e cila ishte e lirë.
“E falenderojm Shoqatën Dituria që na ka mundësu me pas këtë ekspozitë me nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme . Temën të cilën e kemi zgjedh ka qenë “Një pjesë nga qyteti im” , nxënësit janë mundu të paraqesin një pjesë të qytetit të cilëve atyre I pëlqen gjithashtu e kanë pas edhe një temë të lirë , disa e kanë zghedh” u shpreh profesoresha e artit figurativ Diellza Daplipi.
Talentet e rinj treguan punimet e tyre artistike me dashuri dhe përkushtimin që kishin ndaj pikturës, Secili ne menyren e vet kishin realizuar punime në temën e preferuar sipas dëshirës, duke shpresuar qe ne te ardhmen te jenë artiste te vertete.
Jam Suanda Sylejmani , nxënëse e klasës VII-8 Tërrnavë , ky punim është Presheva vjetër siq ka qenë atëherë , mka marrë kohë gati gjysmë vitie kom bë e kom fshi, derisa e kam arrit qëllimin e kësaj pikture ka qenë një punë jo dhe shume e zort ama nëkrahasim më ka marrë shumë kohë .
Jam Mirje Musliu, këto janë dy pikturat e mia , kjo pikturë më ka marrë kohë rreth 7 or ndërsa kjo tjetra rreth 5 orë e gjysmë . Këtu kam paraqitur pendën e Rahovicës këtu është pamja e mëngjesit ,kurse këtu kam paraqit detin dhe një djalë ku fëmijët shprehin ëndërrat e veta në detë.
Ekspozita e ngjajshme ishte e realizuar një javë më parë ne Bujanoc , ku ishin prezentuar talentët rinjë prej asaj komune .