VËSHTIRËSITË E STUDENTËVE NË KOHË PANDEMIE

Pandemia ka  treguar ngecje në zhvillimin e procesit arsiomorë dhe te studentët Preshevarë, të cilët studimet I kryejnë jasht vendit.


Me probleme  të llojeve të ndryshme, ata kanë kaluar kohën më të vështirë të pandemisë që nga fillimi e deri më tash. Me distancë dhe mësim online, pa aktivitete studentore dhe pa komunikim me profesorë , të izoluar dhe pa hapsirë shfrytëzimi të kohës që u ka tepruar , me biblioteka të mbyllura dhe qasje të dobët komunikimi me familjarët të cilët u kanë munguar përshkak të mbylljes së kufinjëve në fillim të jehonës së madhe të virusit vdekjeprurës.

Shaha Hyseni , student e  masterit në Universitetin e Sakarias në turqi, flet për vështirësitë e të kthyerit në gjendje normale pas një trazire bukur të gjatë të jetës së cdo studenti.

“Nuk besoj që mundemi me e kompenzu kejt kohën që e kemi hup, sepse jan kriju shprehi të reja , është ndryshe  kur lexon libër është ndryshe kur përcjell në ekran, tashmë  e dëgjojmë vetëm zërin e profesorit, më herët e kemi pa profesorin, kto zakonisht  truri fillon e adaptohet në gjëra të tilla,  kur fillon  me u adaptu me një situatë të re është  fshtirë me u kthy në situatat e vjetra.  Besoj nuk mundemi me e kompenzu kohën që e kemi humb,  sepse ka pas ndryshime të mëdha.” tha për PreshevaPRESS, Shaha Hyseni, studente në nivelin master. 

Studentët janë të mendimeve të ndryshme në lidhje me mësimin online që kanë arritur ta realizojnë deri tani, disa janë të kënaqur nga gjendja e disa të tjerë jo, ndërsa një pjesë bukur e madhe e studentëve fillestarë nuk kanë njohuri aspak për lokacionin dhe brendësinë  e Universitetit ku kan filluar studimet tashme një vit. Shuajb Rashiti, student dhe kryetarë I unionit të studentëve Preshevarë në Maqedoninë e veriut, tregon për peripecitë e fillimit të pandemisë dhe gjendjen e studentëve në këtë periudhë.

‘’Nëse  e potencojm se cka kanë humbur studentët e kasha potencu efektivitetin mbi gjithaa. Nuk është që skemi pas ligjerata ose  nuk kemi pas casje tek msimet, po efektiviteti  I ka qen I vogël. Pasiqë  nëse shohim në një anë tjetër disa thonë se, vazhdojmë online  më mirë, por arsyet e tyre   janë që kanë arrit mesataren  , kan kalu provimin por se kanë marrë msimin, kjo është një problem I madh. Madje gjenerata  e reja, kryejnë vit të parë të studimeve  dhe nuk  e dijnë  universitetin  ncilin vend, cili lokacion, nuk ka qen asnjëherë, ka mbaru gjitha procedurat online.” u shpreh Shuajb Rashiti, student në nivelin bachelor.

Aktivitete të shumta studentore kanë nglur të parealizuara përshkak të masave që kanë qenë deri tani, vizitat e muzeve dhe institucioneve të ndryshme si dhe hapsira e eksplorimit të matrialeve .

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”