Dokument / Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Bujanoc

Fronti për Ndryshim, Partia Progresiste, Lista “Dr.Dejan “, Romët e Bashkuar, lista rreth S.Arsiq.


Siç raporton FOLonline, fituesi i zgjedhjeve lokale, Fronti për Ndryshim, ka arritur koalicionin qeverisës për Bujanocin me listat zgjedhore që përfaqësojnë serbët dhe romët lokal.

Burimet e FOLonline njoftojnë se parashihet që Frontit t’i takojë 65 përqind e të gjitha pozitave në pushtetin lokal.

Kujtojmë se ditëve të fundit, treshja LPD, PD, PVD kanë zhvilluar bisedime intenzive me listën zgjedhore “ Dr.Dejan” për marrëevshje koalicioni, derisa sipas FOLonline në takimin e fundit ishin paraqitur ofertat konkrete për ndarjen e pushtetit.

Seanca konstituive e Kuvendit Komunal është caktuar për datën 30 korrik.

Portale të ndryshme nga Lugina kanë qenë publikuar faqen e fundit të dokumentit që supozohet të jetë marrëveshja për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Sipas burimeve të PreshevaPRESS brenda Frontit për Ndryshim, me marrëveshjen e arritur për qeverisjen e Bujanocit, kryetar i Komunës së Bujanocit do të zgjidhet Arbër Pajaziti, derisa kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Driton Rexhepi.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin