Mustafa ka ftuar seancën pas takimit me Sinanin, më pas ka takuar përfaqësuesit e LR dhe APN

Seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Preshevës është ftuar për ditën e shtunë, më 20.07.2024, me fillim në ora 10:00.


Kryetari i Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ftuar seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Preshevës për të shtunën, më datë 20.07.2024.

Për rend të ditës së seancës konstituive janë paraparë 8 pika, përfshirë edhe zgjedhjen e Kryetarit, zëvendësit të tij, sekretarit dhe zëvendësit të Kuvendit të Komunës së Preshevës.

PreshevaPRESS ka kontraktuar me shumicën e partive politike në Preshevë për të konfirmuar nëse ekziston një marrëveshje politike për qeverisjen e Preshevës, por një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar asnjëra nga partitë e kontraktuar.

Nga burimet brenda PVD-së me të cilat ka kontaktuar PreshevaPRESS, thuhet se nuk ekziston asnjë marrëveshje në të cilën është e përfshirë edhe PVD, derisa shtojnë se kryetarja Sinani, njëherit këshillëtarja e Kurtit për Luginë, i ka garantuar këshillëtarëve dhe anëtarëve të kryesisë së PVD-së, se dje nuk ka pasur asnjë takim mes Kurtit dhe një delegacioni të PDSH-së të udhëhequr nga Mustafa.

Nga burimet e kontraktuara brenda APN-së, për PreshevaPRESS konfirmojnë se Mustafa ka ftuar në takim përfaqësuesit e LR-së dhe APN-së, pasi që ka ftuar seancën, derisa thonë se para se të ftohej seanca, Mustafa është takuar me Ardita Sinanin në restoranin “Elita” në Preshevë.

Sa i përket mundësisë për koalicion mes PDSH, LR dhe APN, burimet brenda këtij blloku nuk konfirmojnë ekzistencën e një marrëveshje, duke shtuar se Mustafa ka ftuar seancën konstituive pa konsultuar askend.

Takimi mes PDSH-së, LR-së dhe APN-së, thuhet se ka përfunduar pa marrëveshje, por ftesa e seancës konstituive për të shtunën, dhe verifikimi i mandateve të këshillëtarëve të Kuvendit të Komunës së Preshevës, shton kohë edhe 30 ditë  për negociatat mespartiake për krijimin e një koalicioni qeverisës në Preshevë.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin