PVD dhe PDSH kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Preshevë

PreshevaPRESS ka mësuar se pak minuta më parë me ndihmën e kryeministrit Kurti, është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje mes PVD-së dhe PDSH-së.


Sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Preshevë, Partia për Veprim Demokratik ka fituar 11 këshillëtar në Kuvendin e Komunës së Preshevës, derisa Partia Demokratike Shqiptare 9 mandate, që mjaftojnë për të krijuar shumicë në kuvend.

Ardita Sinani do të udhëheqe për 4 vitet e ardhshme me Preshevën, derisa Mustafa do të marrë pozitën e zëvendëskryetarit të Komunës së Preshevës.

Mbetet të shihet deri në seancën konstituive të thirrur për 20.07.2024, ditë e shtunë, me fillim në orën 10:00, a do të përfshihen në koalicion edhe Alternativa për Luginën me 3 këshilltarë dhe Unioni Demokratik Shqiptar me një këshilltar.

Sipas burimeve të PreshevaPRESS, sot në mbrëmje do të publikohet lajmi i arritjes së marrëveshjes, derisa nesër do të punohet deri në përgatitjen e materjaleve të nevojshme për seancë.

18:31 PVD në Preshevë fton mbledhje urgjente të kryesisë në ora 19:00

Pas raportimeve për arritjen e marrëveshjes mes PVD-së dhe PDSH-së nga PreshevaPRESS, në selinë e PVD-së në Preshevë kanë arritur përfaqësues të Aleancës për Luginën.

PreshevaPRESS gjithashtu mëson se PVD ka ftuar mbledhjen e kryesisë së degës së Preshevës për sot në orën 19:00.

20:02 Përfundon mbledhja e PVD-së, pritet nënshkrimi i marrëveshjes me PDSH-në

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së degës së PVD-së në Preshevë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe këshillëtarët e zgjedhur në zgjedhjet lokake të 2 qershorit.

Në mbledhje PVD ka konfirmuar lajmin e publikuar për herë të parë nga PreshevaPRESS, për arritjen e koalicionit mes PVD-së dhe PDSH-së, me ç’rast ka informuar këshillëtarët për dakordimin e bashkëqeverisjes.

Sonte pritet nënshkrimi i marrëveshjes dhe zyrtarizimi i saj në publik, edhe pse asnjëhera nga partitë nuk ka ftuar mediat për të përcjellë ceremoninë e nenshkrimit ose ndonjë konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Lajmi në përditësim…

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin