DELEGACIONI I PVD-së i UDHËHEQUR NGA ARDITA SINANI KANË TAKUAR ZIADIN SELËN

Një delegacion nga Partia për Veprim Demokratik, ka takuar dje kryetarin e Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela.


Delegacioni i PVD-së i përbërë nga Aridita Sinani – kryetare e degës, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së, Enkel Rexhepi, zyrtar i PVD-së dhe Rinor Krasniqi – këshilltar komunal në Preshevë, janë takur dje në Shkup me kryetarin e zëvendëskryetarin e Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela dhe Elmi Aziri.

Lajmin mbi takimin në mes të delegacionit të PVD-së dhe kryetarit të ASH në Maqedoninë e Veriut e ka bërë të ditur, Ardita Sinani – kryetare e degës së PVD-së në Preshevë.

Bashkëbiseduam për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës, për nevojën e një komunikimi më intenziv. Theksova se përpjektjet tona të përbashkëta do të rezultojnë me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të dy anët” – ka shkruar Sinani në facebook.

Related posts

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

/