Portali Qendra.info ka raportuar se një aksion i papritur i ditëve më parë i realizuar nga Policia e Serbisë ka prekur shtëpinë e një ish-luftëtari të Luginës së Preshevës.
Sipas raportimeve, gjatë këtij aksioni, Policia ka bastisur shtëpinë e Naim Ramizit, një ish luftëtar nga Tërnoci i Bujanocit, njëherë kandidat për asambleist në zgjedhjet lokale për Prishtinën nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Qendra.info ka publikuar pamje ekskluzive nga bastisja, të cilat tregojnë ndërhyrjen e forcave serbe dhe kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Ramizi njihet për angazhimin e gjatë në çështje kombëtare dhe shoqërore, duke qenë edhe këshilltar në Ministrin e Drejtësis në Qeverin e Republikës së Kosovës.
Bastisja ka shkaktuar shqetësim në komunitet , ndërsa pamjet ekskluzive të publikuara nga Qendra.info ofrojnë një pasqyrë të drejtpërdrejtë të ngjarjes.
Pamjet e siguruar nga portali Qendra.Info: