Në Hajvali zbulohen mbetje mortore, dyshohet se i përkasin tre të zhdukurve nga lufta

Në varrezat e fshatit Hajvali në Prishtinë janë duke vazhduar gërmime nën dyshimin për praninë e mbetjeve mortore të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.


Sipas njoftimit, janë gjetur eshtrat e të paktën tre personave, që dyshohet të jenë të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

“Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.

Related posts

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit