Gjatë javës së kaluar në rrethin e Maçvës janë regjistruar 15 raste të reja me COVID-19, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik në Shabac të Serbisë.
Numri më i madh i të prekurve është në Shabac, kryesisht te personat mbi 65 vjeç.
Sipas Institutit, situata epidemiologjike me COVID-19 aktualisht nuk është shqetësuese dhe është nën kontroll.
Numri i të infektuarve në 7 ditët e fundit sipas komunave të rrethit të Maçvës:
• Shabac – 10 raste
• Loznicë – 2 raste
• Koceljeva – 1 rast
• Vladimirci – 1 rast
• Mali Zvornik – 1 rast
Simptomat më të shpeshta të COVID-19 aktualisht janë:
- Temperaturë e lartë deri në 39°C
- Dobësi e përgjithshme
- Dhimbje e fortë fyti
- Dhimbje koke
- Humbje oreksi
- Rrjedhje hundësh
Instituti i Shëndetit Publik në Shabac kujton se personat me simptoma duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të kalojnë shqetësimet dhe të respektojnë masat e përgjithshme të higjienës: larja e duarve, ajrosja e hapësirave dhe shmangia e kontakteve të ngushta me personat e sëmurë.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka filluar të rritet në të gjithë Serbinë që nga muaji shtator. /LajmiAL