Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

Një grabitje e armatosur e shoqëruar me rrëmbim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tërnoc të Madh, pranë Bujanocit, ku cak i sulmit ishte pronari i një dyqani argjendarie.


Sipas informacioneve jozyrtare, një grup grabitësish të armatosur me pushkë i kanë bllokuar rrugën argjendarit rreth orës 08:00, në dalje të fshatit Tërnoc, teksa ai po shkonte drejt Bujanocit.

Raportohet se grabitësit përdorën një automjet për t’i bllokuar rrugën, ndërsa nga një automjet tjetër dolën personat e armatosur, të cilët e rrëmbyen bashkë me arin që kishte marrë me vete për në dyqan. Sipas dëshmitarëve okularë, automjeti i dytë ishte një xhip Audi Q5.

Pas rrëmbimit, autorët dyshohet se janë nisur në drejtim të Breznicës dhe më pas, sipas burimeve jozyrtare, kanë planifikuar arratisjen drejt Kosovës. Para largimit, ata e kanë lënë të lirë argjendarin, por i kanë marrë të gjithë arin që kishte me vete.

Banorët kanë deklaruar se një tjetër model më i vjetër i Audi-t kishte qenë i parkuar prej disa ditësh në hyrje të Tërnocit dhe dyshohet se është përdorur për të organizuar pritën ndaj argjendarit.

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë