Me kalimin e kohës, ngjarjet në kufirin turko-sirian po përshkallëzohen.
Turqia nuk është vetëm në luftë kundër Asadit, por kundër shtatë shteteve. Turqia është në luftë kundër atyre që shkatërruan Pranverën Arabe.
Turqia është në luftë me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se janë aleatë në NATO. Po bën edhe luftë kundër Rusisë pavarësisht marrëveshjes së Soçit. Gjithashtu, Turqia është në luftë kundër Iranit, i cili shfaq hipokrizi në lidhje me Turqinë.
Turqia është në luftë kundër Emirateve në Libi dhe kundër Izraelit në Mesdhe.
Sidoqoftë, kush është i interesuar për këto konflikte?
NATO, një aleancë që është një tregues i forcës dhe fuqisë së vendeve perëndimore, është në rrugën e shpërbërjes, e ngjashme me Bashkimin Evropian. Këshilli i Sigurimit i KB, i konsideruar ligjvënësi suprem global, është bërë një lodër në duart e një numri të vogël të vendeve me të drejtë vetoje, duke humbur gjithnjë e më shumë autoritetin e tij.
Bota islame është në zjarr dhe duhet të reagojë sa më shpejt të jetë e mundur për të shpëtuar veten.
Në fund të fundit, këto luftëra të zhvilluara nga Turqia nuk janë vetëm luftëra për të ruajtur sigurinë e brendshme dhe për të mbrojtur interesat e vendit.
Eshtë një luftë kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të popujve të tjerë që ka zgjatur me shekuj, kështu që nuk ka dyshim se luftërat e zhvilluara nga Turqia janë legjitime dhe të drejta.