CAKAJ PARALAJMËRON TËRHEQJEN E PD-së NGA MARRËVESHJA

Katër parti shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci do të dalin me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të paralajmëruara për këtë vit.


Në ditën e nënshkrimit nëpër media si palë të dakorduara u përmendën Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, edhe pse në postimin e ushtruesit të detyrës së ministrit për evropën dhe punët e jashtme në instagram, Gent Cakaj, nuk përmendeshin emrat e partive të dakorduara.

Pas publikimit të lajmit për nënshkrimin e marrveshjes për krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të quajtur “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, reagoi kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, i cili përmes një postimi në facebook tha se partia e Arifit qëndrimin e saj rreth kësaj marrëveshje, do të e bëj publike ditëve në vijim. 

Sot ministri në detyrë Cakaj, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shprehur mirënjohje për kryetarët e partive politike që kanë nënshkruar marrëveshjen, duke veçuar kryetarin e Preshevës dhe të APN-së, Shqiprim Arifi, dhe duke mos e përmendur askund as Partinë Demokratike e as kryetarin e saj Nagip Arifin. 

Marrëveshjen e partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e ka përshëndetur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe personalitet të njohura politike nga Kosova dhe Shqipëria, derisa kreu i Partisë Demokratike Shqiptare nga Presheva, Ragmi Mustafa, të njejtën e ka cilësuar si produkt i ndikimit serbo-rus përmes Shqipërisë e Beogradit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”