SHQIPTARËT E BASHKUAR NË ZGJEDHJE PËR POZITË MË TË MIRË

Katër parti shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci do të dalin me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të paralajmëruara për këtë vit, ka konfirmuar kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, për Radio Evropën e Lirë (REL).


PVD me përfaqësuesit e partive Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për Reforma të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizja për Progres Demokratik, më 16 janar në Tiranë në prezencën e ushtruesit të detyrës së ministrit për Evropën dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, kanë nënshkruar marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare në Serbi.

Përfaqësuesit e partisë së pestë, Partia Demokratike që vepron në Bujanoc, nuk kanë qenë në takim në Tiranë, derisa lideri i kësaj partie, Nagim Arifi ka deklaruar se ka munguar për shkaqe objektive dhe se ditët në vazhdim kryesia e kësaj partie do të  dalë me qëndrim rreth përfaqësimit me listë të përbashkët zgjedhore.

Partia e vetme e madhe e cila ka mbetur jashtë marrëveshjes është Partia Demokratike Shqiptare nga Presheva.

Pse të bashkuar?

Shaip Kamberi, lideri i Partisë për Veprim Demokratik dhe kryetar i komunës së Bujanocit rikujton se kjo parti merr pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi që nga vitet e 9o-ta dhe gjithmonë ka qenë e përfaqësuar në parlament, përveç periudhës 2ooo-2oo7, kur ligji mbi zgjedhjet parlamentare parashihte pragun zgjedhor 5% edhe për partitë e pakicave etnike.

Sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2oo4, partitë e pakicave etnike obligohen të kalojnë vetëm “pragun natyror zgjedhor”, sipas të cilës mandati parlamentar është i barabartë me numrin e përgjithshëm të votuesve në zgjedhje i përpjesëtuar me numrin e mandateve parlamentare (250).

Kamberi për REL ka vlerësuar se është mirë që edhe parti të tjera shqiptare janë bashkuar në këtë ide.

“Kjo do ta rrisë forcën tonë politikë në relacion me një deputet, sa kemi sot. Besojmë se edhe tre deputetë është rezultat i arritshëm dhe mendoj që jo vetëm se do të forcojmë ndikimin tonë politik, por që edhe përmes pjesëmarrjes në punën e institucioneve politike do të i realizojmë nevojat dhe zgjidhim problemet e shqiptarëve që jetojnë këtu” ka thënë Kamberi.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në Serbi të cilat janë mbajtur në vitin 2016, ka marrë pjesë vetëm Partia për Veprim Demokratik, në krye të së cilës është edhe Kamberi sot. Në parlamentin e Serbisë si përfaqësues i vetëm shqiptarë është deputeti Fatmir Hasani. Partitë e tjera të kësaj pakice etnike nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje për shkak të pakënaqësive me marrëdhëniet e Beogradit ndaj shqiptarëve në Serbi.

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, institucionit përgjegjës për kulturën, arsimin, përdorimin e gjuhës dhe informimit, i cili financohet nga buxheti i Serbisë, Ragmi Mustafa, ka vlerësuar se lista e përbashkët e shqiptarëve të partive politike në Serbinë jugore do të forcojë  zërin e shqiptarëve në Serbi.

“Uroj për guximin e të gjithë liderëve të cilët kanë arritur kompromisin dhe kanë themeluar listën e përbashkët për përfaqsim unik në Parlamentin republikan, në të cilin do të duhej të kërkohen dhe shtrohen kërkesat e pakicës shqiptare në Serbi” ka thënë Mustafa për REL.

Marrëveshjen e partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës e ka përshëndetur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe personalitet të njohura politike nga Kosova dhe Shqipëria.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”