PVD I PRIN PROCESIT TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE, DEKLAROHET PËR LISTËN E PËRBASHKËT SHQIPTARE

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë, Partia për Veprim Demokratik është e para nga subjektet politike nënshkruese që me vendim të Kryesisë së saj legjitimon këtë marrëveshje të sponsorizuar nga ministri në detyrë Cakaj. 


Lista e quajtur “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” synon që me bashkimin e Partisë për Veprim Demokratik, Alternativës për Ndryshim, Partisë Demokratike, Lëvizjes për Reforma në PDSH dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.

Edhe  pse palët janë dakorduar rreth një marrëveshje të cilën nuk ende nuk e ka nënshkruar Nagip Arifi i Partisë Demokratike nga Bujanoci, asnjëra nga nënshkruesit e kësaj marrëveshje përveç PVD-së, nuk është deklaruar në lidhje me të.

Partia për Veprim Demokratik bëhet partia e parë që formalizon marrëveshjen e nënshkruar përmes vendimit unanim në kryesinë e kësaj partie, duke e përshëndet angazhimin e Ministrit në detyrë Cakaj dhe vlerësuar si shumë të rëndësishme përkrahjen që po vjen nga përfaqësuesit më të lartë shtetëror e politik nga Shqipëria dhe Kosova.

Kumtesë nga mbledhja e Kryesisë së PVD-së

Kryesia e përgjithshme e Partisë për Veprim Demokratik, në mbledhjen e mbajtur sonte, pas shqyrtimit të hollsishëm të marrëveshjes së nënshkruar dje në Tiranë nga kryetari Shaip Kamberi, aprovoi në tërësi marrëveshjen dhe iniciativën për unifikim të spektrit politik shqiptar me qëllim të fuqizimit të shqiptarëve në përfaqësim në institucionet qëndrore.

Kryesia e PVD-së përshëndet angazhimin e Tiranës zyrtare dhe Ministrit Cakaj në arritjen e kësaj marrëveshje dhe vlerëson si shumë të rëndësishme përkrahjen që po vjen nga përfaqësuesit më të lartë shtetëror e politik nga Shqipëria dhe Kosova.

Vetëm përkrahja e drejtëpërdrejtë nga institucionet e dy shteteve amë bashkë me fuqizimin politik të shqiptarëve mund të japin shpresë në zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare dhe në arritjen e objektivave politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Preshevë, 17 Janar 2020

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”