KAMBERI I REAGON CAKAJ

Gjatë ditës së sotme ministrit në detyrë për evropën dhe punët e jashtme të Republikës së Shqipërisë,​ z.Gent Cakaj, ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes disa partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, për listën e përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vit.


Ministri në detyrë Cakaj, përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shprehur mirënjohje për kryetarët e partive politike që kanë nënshkruar marrëveshjen, duke veçuar kryetarin e Preshevës dhe të APN-së, Shqiprim Arifi, dhe duke mos e përmendur askund as Partinë Demokratike e as kryetarin e saj Nagip Arifin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të Partisë për Veprim Demokratik, njëherit i përfolur si bartës i listës së përbashkët të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet parkamentare në Serbi.

Pëmes postimit në profilin e tij në facebook, Kamberi ka thënë se veçimi i cilitdo subjekt ose përfaqësuesit politik, qoftë në arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme, apo edhe gjatë procesit në vijim (para)zgjedhor nuk do të i kontribuojë unitetit për realizimin e synimeve politike dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë i Kamberit:

Partia për Veprim Demokratik ka ripërshëndetur mbrëmë marrëveshjen politike për pjesëmarrjen e përbashkët të partive politike shqiptare të Luginë së Preshevës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me kontributin e Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë,​ z.Gent Cakaj. ​ ​

Kjo marrëveshje është arritur me vullnetin e lirë, mirëkuptimin dhe sidomos gatishmërinë e secilit për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake.

Prandaj, veçimi i cilitdo subjekt ose përfaqësuesit politik, qoftë në arritjen e marrëveshjes së mbrëmshme, apo edhe gjatë procesit në vijim (para)zgjedhor, nuk kontribuon në unitetin e nevojshëm për realizimin e synimeve politike dhe interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin