Asnjë reagim nga këshilltarja e Kurtit për vendimin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

Derisa në komunat e veriut të Republikës së Kosovës ka një javë që serbët e atjeshëm protestojnë kundër kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit, në Preshevë institucioni i vetëm kulturor ka mbyllë dyert për aktivitetet kulturore që financohen nga Qeveria e Kosovës.


Lajmin që në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë nuk lejohen të zhvillohen aktivitetet kulturore që janë financuar përmes Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën, e ka publikuar aktori i Teatrit të Qytetit të Preshevës, Gani Veseli.

Veseli në njoftimin për shfaqjen e premierës së tregimit popullor “Heshtja Vret” ka njoftuar se detyrohet të e realizojë në Bujanoc, pasi që sipas tij, drejtori i këtij institucioni nuk ka lejuar të ndodhë në Preshevë, me arsyetimin se nuk do të i pëlqente kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike!” ka shkruar Veseli në facebook.

E në lidhje me këtë  edhe pas 15 orëve që nga publikimi i lajmit, nuk ka reaguar asnjë politikan shqiptar, e as këshilltarja e kryeminsitrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani.

Sinani ka gjetur kohën që përcjellësve të sajë në facebook përmes një postimi të i dëshirojë të diele të mbarë nga Presheva, por nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë për moslejimin e realizimit të aktiviteteve kulturore që financohen nga Qeveria e Kosovës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”