Aktori Gani Veseli i kundërpërgjigjet Shqiprim Arifit pas shumë akuzave drejt tij

Pas Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe pas akuzave që ka adresuar Shqiprim Arifi në lidhje me projektet e përzgjedhura, aktori i Teatrit të Qytetit të Preshevës, Gani Veseli, në një prononcim për televizionin Kanal10 është kundërpërgjegjur.


Arifi ka hedhur akuza në drejtim të Ragmi Mustafës, i cili ëhtë kryetar i Këshillit Kombëtar duke thënë se i dhuroi 45 mijë euro një OJQ-je e cila ka përfituar në kurriz të recitimit të 5 vjershave. Udhëheqësi i kësaj organizate, njëherit edhe aktor në Teatrin e Qytetit të Preshevës, Gani Veseli, gjatë një interviste në emision të mengjesit të Kanal10 tha se nuk pret ndonjë komunikim  të mirëfilltë nga persona të cilët nuk vizitojnë Teatrot apo Kinematë, dhe se sipas tij pas një konsultimi me artistë nga Kosova nuk do ta sjellte debatin në nivel kaq të ulët. Veseli shtoi se Arifi ka mungesë informacioni për financat e nevojshme për realizimin e filmave.

Sipas Veselit pasi që nuk arriti ti mer për vete akuzon palët që ishin të përfshira në këtë proçes. Ai mes tjerash tregoi rreth buxhetit dhe punës që planifikohet të realizohet në kuadër të projektit për të cilin Arifi ka hedhur akuza dhe dyshime për keqpërdorime.

“Pesë filma, tregime popullore, të cilat do të jenë më shumë si stil filmik me kamera profesionale dhe me aktorë profesional të Preshevës, Kosovës e Maqedonisë, nga ku pastaj filmat plasohen në youtube ku mund të shihen nga audienca po dhe nga Kryetari i Preshevës, janë pjesë e aktivitetevet të parapara në këtë projekt.” shpjegoi mes tjerash Gani Veseli, përfitues i një granti nga Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginë.

Gjuha e vrazhdë drejt Institucioneve Kosovare nga ana e Arifit ka vazhduar në disa etapa. I njëjti  e quajti “diktatorë” Kurtin, duke vënë theksin e veçantë te mosinteresimi i funksionimit të Preshevës dhe ndihmave financiare që mund ti kishte dhënë përmes Komunës së Preshevës. 

“Shpërndarja e këtyre parave është bërë në një strukturë të ngushtë. Ai rrethi i njerëzve që kanë punuar me vite bashkë, e kanë bërë edhe implementimin e parave. Unë pres që ai person që Kosovën e ka mbajtur në stres me vite, që e ka emrin Albin Kurti, i cili e ka cilësuar veten kundër hajnisë, si skifter, kundër korrupsionit, kundër, kundër, kundër… ai të nxjerrë konsekuencë në qeverinë e tij, t’ia kërkojë dorëheqjen këshilltarit të tij, ambasadorit të tij, aty ku e ka mundësinë ai të ndërhyjë. E nëse nuk ndërhyn, për mua edhe ai është pjesë e hajnisë, sepse heshtja para çdo hajnie është pjesëmarrje”, deklaroi Arifi gjatë një emisioni në një televizion në Kosovë.

Në vazhdim ju sjellim intervistën e plotë të aktorit Gani Veseli të dhënë për emisionin e mëngjesit në televizionin Kanal10.

 

Aktori Gani Veseli, nga Presheva i përgjigjet Shqiprim Arifit pasi ai e akuzoi për paratë që mori nga fondi i qeverisë së Kosovës

Posted by Kanal10 on Wednesday, February 8, 2023

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak