Në debatin për Fondin e Kosovës për Luginën përfshihet edhe udhëheqësi i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

Fondi i Kosovës për Luginën e Prehevës ka krijuar një zhurmë të madhe përmes akuzave dhe dyshimeve për keqpërdorim, debat ky të cilit së fundmi iu është futur edhe udhëheqësi i Shtëpisë së Kulturës ” Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu.


Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, është përfshirë në debatin rreth Fondit të Kosovës për Luginën, duke hedhur akuza drejt aktorit të Teatrit të Qytetit të Preshevës, Gani Veseli.

Sadriu ka hedhur dyshime se Veseli në një paraqitje në televizionin  KlanKosova ka folur për dramën të cilën po e përgatit Teatri i Qytetit të Preshevës, duke synuar që të paraqitet si aktivitet i projektit të financuar nga Fondi i Kosovës për Luginën.

“Drama “Vdekje e hijshme”(Hasan Aga dhe Çika Potureshë) është kontraktuar me autorin Mexhid Mehmeti nga Shtëpia së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatri i Qytetit në Preshevë, dhe me mos përmendjen e këtyre, po mendoj se aktori në fjalë po mundohet ta shpall si aktivitet të vetin dhe jo të Teatrit të Qytetit, dhe aktorëve të tjerë, me pretekst për t’i mbuluar 45.000 euro.” ka shkruar mes tjerash në profilin e tij në Facebook, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës”Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit Gani Veseli, i cili përmes një komenti në postimin e Sadriut i ka kthy pergjigje.

Veseli ka shpjeguar Sadriun se kronika për të cilën ka shkruar Sadriu ka të bëjë me projektin e fundit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe nuk flitet askund për projektin e aktorit Veseli të përkrahur nga Fondi i Kosovës për Luginën.

“I nderuar z.Sadriu, shoh qe te ka shqetsu fakti se televizioni Klankosova ka pergadit nje storje lidhur me projektin tone te fundit ku une forte mire e kom sqaru ne postimin tim, dhe te sygjeroj ta lexosh se aty ekom cek shume qarte Shtepin e kultures& Teatrin e qytetit, ndersa sa i perket asaj qe une pasna desht kete projekt me e paraqit tek fondi i Knsh edhe ketu eke shume gabim se ska te bej me ato 45 mi euro se ato jan te destinume ne konkret dhe ka dallim mes shfaqes dhe filmave , sepse vjen koha shume shpejt qe ta deshmoj me projektin tem i cili dallon nga ky format i shfaqjes se Hasan Ages.” ka shkruar në koment aktori i Teatrit të Qytetit të Preshevës, Gani Veseli.

Teatri i Qytetit të Preshevës është në fazën finale të përgatitjeve të dramës “Vdekje e hijshme” në regjinë e regjisorit vendorë Kastriot Saqipi, e që PreshevaPRESS do të ju informojë së shpejti.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”