Gjatë paradites së ditëve të javës priten vranësira, gjatë ditës kryesisht me diell

Mot i ftohtë pritet të mbretërojë edhe gjatë ditës së parë të javës në të cilën veçse kemi hyrë.


Të paktën kështu parashikojnë të dhënat hidrometerologjike për ditët e javëns që sapo kemi filluar.

Siç kanë bërë të ditur, gjatë të hënës në mëngjes pritet të ketë vranësira, kurse gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4⁰C e -1⁰C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6⁰C e 7⁰C, e deri të premten rriten edhe në 12⁰C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.

Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.

Më poshtë parashikimi edhe për ditët në vijim.

13.02 – Vranësira paradite, gjatë ditës kryesisht me diell.

14.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

15.02 – Pjesërisht vranët paradite. Intervale me diell gjatë ditës.

16.02 – Kthjellët dhe kryesisht me diell.

17.02 – Kryesisht me diell. Kohë pas kohe vranësira kalimtare.

Related posts

Nga 1 prilli automjetet mund të përdorin gomat e verës në komunikacion

“Dita e Gënjeshtrave”, cila është origjina e saj dhe si e festojnë europianët

Vranësira, reshje dhe diell – parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

/