Mbyllen dyertë e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë për aktivitetet e financuara nga Qeveria e Kosovës

Të shtunën e ardhshme shfaqet premiera e tregimit të parë popullor të realizuar nga Colosseum Production, me përkrahjen e fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën.


Udhëheqësi i Colosseum Production nga Presheva, aktori i Teatrit të Qytetit të Preshevës, Gani Veseli, përmes një postimi në rrjetin shoqëror facebook, ka njoftuar se të shtunen e ardhshme më 10.06.2023 do të shfaqet premiera e tregimit të parë popullorë “Heshtja Vret” të realizuar në format kinematografik.

Veseli ka njoftuar se premiera e këtij tregimi popullor do të mbahet në komunën e Bujanocit, si pasojë e mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.   

“Për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike!” ka shpjeguar Veseli në njoftimin e tij të postuar në facebook. Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare nga Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën, projekt për të cilin është diskutuar shumë në sferën publike nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. 

Arifi ka targetuar këtë projekt si njërin ndër projektet përmes të cilve janë shpërndarë dhe keqpërdorur paratë nga Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën në mënyrë të paligjshme, gjë që siç duket tani ka kaluar në nivele personale, duke ia pamundësuar themeluesit dhe udhëheqësit të këtij produksioni, aktorit Gani Veseli, qasjen në objektin e vetëm publik për kulturë në Preshevë. 

Përveç kryetarit të Preshevës në debat me Veselin rreth këtij projekti ka pasë edhe drejtorit i këtij institucioni, Kujtim Sadriu, i cili ka akuzuar Veselin se po provon që aktivitetet kulturore të shtëpisë së Kulturës në Preshevë të i përvetsojë kinse po realizohen në kuadër të projektit të financuar nga Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën. 

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Gani Veselit të publikuar në faqen e tij në facebook:

Të nderuar miq, kolegë dhe ju të respektuar artëdashës, kam knaqësin të ju ftoj në Premierën e projektit filmik “HESHTJA VRET” që do të mbahet më datë 10.06.2023 (e shtunë) në shtëpin e kulturës në Bujanoc me fillim nga ora 19:00 🎬

Hyrja e lirë, ju mirëpret ekipi realizues i organizatës Colosseum Production

Projekti mbështet finaciarisht nga Qeveria e Kosovës🇽🇰 dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar🇦🇱

Arsyetim: për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike!

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor