ARRESTIME DHE GJOBA PËR MOS RESPEKTIMIN E ORËS POLICORE NË PRESHEVË DHE BUJANOC

Policia lokale ka filluar të arrestojë personat që nuk rrespektojnë orarin e orës policore.


Tre persona nga Bujanoci u gjobitën me 50,000 dinarë secili për lëvizje në vende publike gjatë orës policore mes orës 17-5, ndërsa dy qytetar nga Presheva u arrestuan, deklaruan në policin e Vranjës. Të dënuarit nga Bujanoca ishin 19 dhe 39 vjeq.

Një Vranjanas u gjobit me 50,000 dinarë për shkelje të ndalesës së daljes nga shtëpia. Policia në Preshevë ishte gjithashtu mjaftë e ngarkuar me punë.

Policët arrestuan dy persona nga afërsia e këtij qyteti, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale të mosrespektimit të rregullave shëndetësore karantinës në shtëpi. Gjatë kontrollit, policia nuk i gjeti në adresën e shtëpisë së tyre, duke shkelur kështu masën e izolimit.

Të dyshuarit janë dërguar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë me një kallëzim penal.

Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Bujanoc i urdhëroi ata në paraburgim deri në 30 ditë.

Related posts

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin