Shkencëtarët islandezë thonë se i kanë gjetur 40 mutacione të koronavirusit

Shkencëtarët islandezë pretendojnë se i kanë gjetur 40 mutacione të virusit Covid-19. Mutacionet u zbuluan përmes analizimit të mostrave të pacientëve me koronavirus në Islandë, ku deri më tani janë konfirmuar gati 600 raste.


Duke e përdorur ndarjen gjenetike, hulumtuesit zbuluan se sa mutacione i kishte grumbulluar mutacioni.

“Ne mund të shohim se si viruset pësojnë mutacione. I kemi gjetur 40 mutacione specifike të virusit”, tha Kári Stefánsson, drejtor i kompanisë “DeCode Genetics”.

Këto variente gjenetike mund të veprojnë si gjurmë të virusit dhe me to të zbulohet origjina e virusit.

Shkencëtarët islandezë arritën që të zbulojnë se rastet e infektimit kishin prejardhje nga tri vende evropiane, nga Italia, Austria dhe Anglia.

Viruset grumbullojnë mutacione gjatë kohës së zhvillimit. Mutacionet mund të bëjnë që viruset të veprojnë më ndryshe ose të mos e ndryshojnë rrugën e veprimit.

Autoritetet shëndetësore në Islandë i kanë testuar mbi 9 mijë e 700 persona për koronavirus deri më tani, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Rreth pesë mijë vullnetarë, të cilët nuk kishin ndonjë simptomë, u bashkuan për të dhënë kontribut në këtë hulumtim.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi