Publikohen çmimet e reja të karburanteve që do të vlejnë deri më 31 maj

Në pikat për shitjen e karburanteve në teritorin e Serbisë, duke filluar nga sot në ora 15:00, një litër eurodizel do të kushtojë 201 dinarë, ndërsa një litër benzinë ​europremium BMB do të kushtojë 194 dinarë, ka raportuar gazeta Blic.


Krahasuar me javën e kaluar, dizeli e ka mbajtur çmimin, ndërsa benzina është bërë më e lirë për dy dinarë, shkruan Blic.

Çmimet e reja të karburanteve do të jenë në fuqi deri të premten e ardhshme, më 31 maj.

Qeveria e Republikës së Serbisë ka miratuar më parë Rregulloren e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, me qëllim që të zvogëlohen kostot e larta me të cilat përballen prodhuesit bujqësorë dhe të sigurohet zbatimi i të gjitha operacioneve të nevojshme agroteknike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nusja nga Danimarka që u martua në Preshevë, nuk do ta besoni si flet shqip

PreshevaPRESS

Zbulohet shpella në Hënë, shpresë për bazë të njerëzve

PreshevaPRESS

Sa karburant konsumon kondicioneri në veturë dhe si ta ulni konsumin në minimum

PreshevaPRESS