Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kryetari i APN-së, Visar Memeti, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me rritjen e çmimeve për shërbimet e Ndërmarrjes Publike “Moravica” në Preshevë.


Sipas tij, udhëheqja e Komunës së Preshevës këtë vendim e kanë marrë në kundërshtim me ligjin.

“Sipas nenit 28 të Ligjit për veprimtari komunale, Komuna është e obliguar që kërkesën për ndryshimin e çmimeve ta publikojë së bashku me arsyetimin, në tabelën e shpalljeve si dhe përmes internetit, të paktën 15 ditë para marrjes së vendimit.” shkruan Memeti në Facebook.

Ai mes tjerash akuzon udhëheqjen komunale se diskutimi mbi vendimin për rritjen e çmimeve për shërbimet e Ndërmarrjes Publike “Moravica” në Preshevë është futur në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Komunal disa ditë pas përfundimit të mbledhjes, pa dijeninë dhe pa miratimin e anëtarëve të Këshillit!

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS