Ekskluzive / Zbardhet agjenda e vizitës së kongresistëve amerikan në Luginë dhe Kosovë

Siç ka raportuar e para PreshevaPRESS, nesër nga mëngjesi në Luginë do të qëndrojnë delegacioni i kongresistëve amerikan për vizitë zyrtare.


Përmes një video mesazhi në Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka njoftuar se agjenda e vizitës së kongresistëve amerikan Keith Self dhe Suhas Subramanyam, fillon në ora 10:00 me takimin në zyren e KKSH-së në Preshevë, me ç’rast ka ftuar të gjithë popullatën shqiptare të dalin të mirëpresin ata.

Siç mer vesh PreshevaPRESS nga burimet e saja brenda PVD-së, gjatë vizitës së tyre në Luginë, delegacioni amerikan pritet të takojnë përfaqësues te institucioneve lokale, kombëtare si dhe udhëheqësit e partive shqiptare.

Delegacioni i kongresistëve Keith Self dhe Suhas Subramanyam po zhvillojnë një turne në Ballkanin Perëndimor, për të u njohur më së afërmi me situatën.

Dje ata qëndruan në Bosnje dhe Hercegovinë, sot ne Beograd, nesër do të ndalen ne Preshevë gjatë rrugës për në kampin ushtarak të KFOR-it amerikan Bondsteel, dhe më pas në Prishtinë.

 

 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Paralajmërim për qytetarët: Të hënën ushtrime me armë zjarri në Leran, ndalohet qarkullimi

PreshevaPRESS

Hapet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë

PreshevaPRESS

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS