OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Komiteti i OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ka publikuar së fundmi gjetjet e tij lidhur me respektimin e të drejtave të pakicave në Luginën e Preshevës.

Raporti thekson shqetësime në lidhje me gjendjen e shqiptarëve në këtë rajon, duke përfshirë çështje që lidhen me arsimin në gjuhën shqipe, pjesëmarrjen në jetën politike, qasjen në shërbime publike dhe respektimin e të drejtave kulturore dhe ekonomike.

“Komiteti mbetet i shqetësuar për mungesën e pjesëmarrjes së barabartë të shqiptarëve në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.” theksohet në raport.

Gjithashtu, Komiteti rekomandon që “Autoritetet duhet të ndërmarrin masa konkrete për të siguruar respektimin e të drejtave kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve, përfshirë mundësinë për arsimin në gjuhën shqipe dhe qasjen në shërbime publike.”

Raporti thekson gjithashtu nevojën për “Përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale në rajon, në mënyrë që të garantohet barazia dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”

Publikimi i këtyre gjetjeve synon të sigurojë që të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS