Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Një nga themeluesit e shoqatës Livrit, Jasemine Kamberi, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të gjuhës së përdorur në takimine sotshëm në zyret e Këshillit Kombëtar Shqiptar me kongresistët amerikan.


Duke shpërndarë pamjet e Tëvë1 nga takimi i kongresistëve amerikan me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe zëvendës kryetarin e Komunës së Preshevës, ajo ka kritikuar pse komunikimi në këtë takim është realizuar në gjuhën serbe. 

“Si ka mundesi qe Keshilli Kombetare Shqiptar nuk ka mund ta siguroj nje perkthys nga Shqip ne Anglisht dhe anasjelltas per nje takim kaq te rendesishem per Shqiptaret e Lugines!! Shume keq shume! #Skandal” ka shkruar në mbishkrim të videos me pamje nga fillimi i takimit të publikuara në Facebook nga Tëvë1.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

PreshevaPRESS

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

PreshevaPRESS

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

PreshevaPRESS