Paralajmërim për qytetarët: Të hënën ushtrime me armë zjarri në Leran, ndalohet qarkullimi

Kabineti i Kryetares së Preshevë, Ardita Sinani, ka njoftuar qytetarët se më 26 maj 2026 do të realizohen ushtrime me armë zjarri në poligonin e fshatit Leran.


Sipas njoftimit, ushtrimet do të organizohen bazuar në informatën zyrtare të pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë – Stacioni i Policisë Kufitare në Preshevë.

Gjuajtjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 08:30 deri në 09:30, periudhë gjatë së cilës do të ndalohet lëvizja dhe qarkullimi në hapësirën përreth poligonit.

“Gjatë kësaj kohe ndalohet lëvizja, qëndrimi dhe qarkullimi i njerëzve, kafshëve, automjeteve dhe mjeteve të tjera në hapësirën përreth poligonit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zona ku do të zhvillohen ushtrimet do të jetë e shënuar me flamuj të kuq dhe tabela paralajmëruese, ndërsa do të sigurohet edhe nga personeli përgjegjës.

Kabineti i kryetares ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë udhëzimet dhe masat e sigurisë të dhëna nga organet kompetente, me qëllim shmangien e çdo rreziku gjatë realizimit të ushtrimeve.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë: 

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Kabineti i Kryetares së Komunës së Preshevës, bazuar në informatën zyrtare të pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë – Stacioni i Policisë Kufitare Preshevë, njofton qytetarët se më datën 26.05.2026 do të realizohen ushtrime me armë zjarri në poligonin e fshatit Leran, Komuna e Preshevës.

Gjuajtjet do të zhvillohen në intervalin kohor nga ora 08:30 deri në 09:30. Gjatë kësaj kohe ndalohet lëvizja, qëndrimi dhe qarkullimi i njerëzve, kafshëve, automjeteve dhe mjeteve të tjera në hapësirën përreth poligonit.

Zona ku do të zhvillohen ushtrimet do të jetë e shënuar me flamuj të kuq, tabela paralajmëruese dhe do të sigurohet nga personeli përgjegjës.

Lusim qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet dhe masat e sigurisë të dhëna nga organet kompetente.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Hapet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë

PreshevaPRESS

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS