Në Virginia Beach 11 të vdekur nga të shtënat në natën e Kadrit / VIDEO

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen pasi një i armatosur ka hapur zjarr në një ndërtesë komunale në Virginia Beach të Virxhinias, ka thënë shefi i policisë, James Cervera, për gazetarët të premten mbrëma.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi, i cili ishte punonjës i shërbimeve publike, është gjithashtu i vdekur, ka thënë Cervera.

Siç ka thënë tutje ai, sulmuesi i armatosur kishte qëlluar “pa dallim”.

“Kjo është dita më shkatërruese në historinë e Virginia Beach”, ka thënë kryebashkiaku Bobby Dyer. “Njerëzit e përfshirë janë miqtë tanë, bashkëpunëtorët, fqinjët, kolegët”.

Cervera ka shtuar tutje se sulmuesi u përball menjëherë me autoritetet, pasi hapi zjarr, duke shtuar se kishte edhe shkëmbim të shtënash ndërmjet sulmuesit dhe policisë.

Si pasojë, edhe një polic është plagosur.

https://youtu.be/ymmllJt-LdQ

Të shtënat në masë kanë ndodhur në “Ndërtesën 2” të qendrës komunale, qendër kjo e cila ka të strehuar departamente të shumta.

Deri më tani nuk dihet motivi i një sulmi të tillë, nga i cili, përveç të vdekurve ka edhe disa të plagosur.

ARTIKUJT E NGJASHËM

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS

SHBA mbyll qiellin për dronët, ndalon me ligj importin dhe përdorimin e tyre përfshirë edhe modelet e reja të DJI

PreshevaPRESS